Vuçiq paralajmëron takim me Bidenin – qëndrimi i tij për Kosovën nuk është sekret

Lajme

Vuçiq paralajmëron takim me Bidenin – qëndrimi i tij për Kosovën nuk është sekret

Nga: F.B Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 09:00
Aleksandar Vuçiq

Duke komentuar sfidat që e presin marrëveshjen e Uashingtonit, presidenti Vuçiq theksoi se ndryshimi i pushtetit, mund të ndikojë, por Serbia do respekton fjalën e dhënë dhe do duhet të takohet me presidentin Biden në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, shkruan “Nova.rs”, transmeton “Bota Sot”.

Ai tha se për Serbinë nuk ishte lehtë koha dhe nënshkrimi i marrëveshjes së Uashingtonit, sikurse që tahs njëri nga nënshkruesit nuk do të më president.

“Ne respektojmë fjalën e dhënë dhe nënshkrimin. Unë do bisedojë me Robert O’Brajan sekretarin për siguri kombëtare. Kjo do të jetë bisedë e rëndësishme dhe nder për vendin tonë. Unë besoj se presidentin e zgjedhur Bajden do ta takoj në pjesën e parë të vitit të ardhshëm dhe atë në takim bilateral”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se me te ka raporte të shkëlqyeshme, por për Serbinë do ishte më mirë të mbetej administrata që ishte dhe këtë do ja thotë edhe Bidenit.

“Nuk është ndonjë sekret i madh se ai ka qëndrim ndryshe ndaj Kosovës. Po të ishte diçka tjetër nuk do të thosha se kam raporte të mira me Bidenin. Me te jam takuar disa herë edhe kemi pasur biseda të hapura. Ai është njeri shumë i përgatitur për bisedime se Tramp”, tha Vuçiq.

Beogradi nuk do ta ketë lehtë në bisedime, sikurse që Prishtina nuk do të përmbush asgjë për shkak të problemeve të brendshme.

Vuçiq paralajmëroi vazhdimin e dialogut teknik për javën që vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat