Várhelyi: BE-ja do të sigurojë vakcina edhe për Ballkanin Perëndimor

Lajme

Várhelyi: BE-ja do të sigurojë vakcina edhe për Ballkanin Perëndimor

Nga: B.S. Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 08:17
Olivér Várhelyi

Komesari evropian për zgjerim e fqinjësi Olivér Várhelyi ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian (BE) po punon për atë që me kohë të sigurojë vakcina kundër Covid-19-shit edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në një postim djeshëm në Twitter, Várhelyi ka vënë në dukje se përgatitja e vaksinës është duke u bërë dhe se BE-ja po qëndron krah për krah me partnerët në Ballkanin Perëndimor në luftën kundër virusit korona, transmeton portali serb Kosovo.online.

"Në takimin e sotëm të Bordit drejtues të kornizës së investimeve të Ballkanit Perëndimor, gjithashtu konfirmova se po punojmë se si t'i vëmë vaksinat në dispozicion në Ballkanin Perëndimor në kohën e duhur, pasi ato fillojnë të aplikohen në BE. Jemi pranë partnerëve tanë ”, njoftoi Varhelji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat