Bombë në oborrin e një polici në Leposaviq, nuk ka të lënduar

Lajme

Bombë në oborrin e një polici në Leposaviq, nuk ka të lënduar

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 20:38
Ilustrim

Një bombë ka shpërthyer sonte rreth orës 20:00 në oborrin e policit me inicialet D.N. në Leposaviq.

Përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz, bëjnë të ditur burime të Kp.

Sipas këtyre burimeve, dyshohet se polici, shtëpia e të cilit u sulmua, është dëshmitar i mbrojtur në rastin e grupit më të madh të policëve të arrestuar në maj të vitit të kaluar.

Media ka provuar të kontaktojë zëdhënësin e policisë për rajonin e veriut, por pa sukses. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat