“Vuçiq dorëzoi sistemin energjetik në Kosovë në duar të Shqipërisë”

Lajme

“Vuçiq dorëzoi sistemin energjetik në Kosovë në duar të Shqipërisë”

Nga: F. B. Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 10:43
Ilustrim

Kreu i Lëvizjes “Çlirimi” Mlagjan Gjorgjeviç ka vlerësuar se presidenti Vuçiq dorëzoi të gjithë sistemin energjetik në Kosovë në duar të Shqipërisë së Madhe, gjë që përfaqësuesit e Prishtinës në të ardhmen mund ta shfrytëzojnë për presion ndaj serbëve të Kosovës, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Këtë ai e tha në një tekst autorial në agjensionin rus “Regnum”, ku shtoi se kjo do të thotë se rryma  deri tek familjet serbe “nuk vjen më nga Serbia qendrore, por nga largpërçuesit nga Shqipëria”, pasi KOSTT është pjesë e bllokut energjetik të Kosovës edhe Shqipërisë, kumtojnë nga Lëvizja

"Nuk bëhet fjalë vetëm për dorëzimin e pasurisë së vlefshme me miliarda dollarë që Serbia me dekada ka investuar, por edhe për mundësinë që shqiptarët të shfrytëzojnë furnizimin me energji elektrike si mjet presioni ndaj serbëve lokal përmes pagesave të faturave dhe shkyçjes së rrymës”, tha ai.

Ai vlerësoi se shumë vende evropiane, që veçohen si “sponsor të pavarësisë së Kosovës” i “gëzohen këtij akti” sepse në te shohin dobi ekonomike, ndërsa politikanët në Prishtinë dhe Tiranë  ditëve të fundit “ hapur festuan arritjen e pavarësisë energjetike”.

Kreu i “Çlirimit” konsideron se funksionarët nga Serbia heshtin për këtë temë, ashtu që nga opinioni i brendshëm të “fshihet informata për tradhtinë e re”, sikurse që vazhdon “tregtia e turpshme me Kosovën dhe serbët e Kosovës”.

"Vuçiq dhe regjimi i tij në këtë tregti dhanë gjithçka, e nuk morën asgjë për Serbinë. Kanë marr vetëm lehtësime për vete, të vjedhin dhe ngufatin rivalët politik. Ky hap është edhe një tullë tradhtie që Vuçiq po e muros që nga viti 2012 dhe për këtë tradhti atë moment që Serbia përsëri do të jetë e lirë do të duhet të përgjigjet”, tha Gjorgjeviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat