Popoviç pret presione të fuqishme ndaj Serbisë, sapo Biden të futet në Shtëpinë e Bardhë

Lajme

Popoviç pret presione të fuqishme ndaj Serbisë, sapo Biden të futet në Shtëpinë e Bardhë

Nga: F. B. Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 12:23
Joe Biden

Ministri për inovacione dhe zhvillim teknologjik Nenad Popoviç ka thënë se pret presione të fuqishme ndaj Serbisë dhe Vuçiqit rreth Kosovës, pasi Biden të hyj në Shtëpinë e Bardhë, po ashtu perëndimi do të kërkojë njohjen e pavarësisë së Kosovës para të futemi në BE, shkruan “Informer”, transmeton “Bota Sot”.

Ai nuk përjashton mundësinë që figura “ e njohur për qëndrime kundër-serbe” si është Ollbrajt të jetë pjesë e administratës së Bidenit, por beson se Serbia do të dijë të përgjigjet në presione dhe të mbrojë interesat kombëtare dhe pozitën ndërkombëtare.

“Nuk është e njëjta kohë si në vitet 90-ta, kur vendosën sanksione dhe bombarduan Serbinë. As Serbia nuk është ajo që ishte, as pozita jonë ndërkombëtare as bota nuk është e njëjtë. Mendon se sot Serbia me forcën e saj ekonomike dhe partnerët ndërkombëtar mbron interesat kombëtare e shtetërore”, tha ai.

Popoviç pret që Brukseli të kërkojë nga Serbia njohjen e pavarësisë së Kosovës para anëtarësimit në BE, por beson se populli serb në atë situatë “ do jap përgjigje të qartë se Kosova përgjithmonë është Serbi”.

Në pyetjen rreth zgjerimit të BE-së, ministri tha se një vendim i tillë ka pasojë veçanërisht në problemet e brendshme të BE-së, që shtohen vazhdimisht.

“Ne duhet të vazhdojmë të rregullojmë vendin si shtet modern evropian, sepse ky është interesi ynë dhe jo se atë e kërkon Brukseli”, tha Popoviç.

Ndërsa lidhur me zërat nga Uashingtoni e Brukseli për reforma të marrëveshjes së Dejtonit, ai tha se Serbia nuk lejon ndryshime që shpijnë në heqjen e Srpskes.

Ai beson se në këtë synim do të kenë mbështetjen e Rusisë. “ Ne sot po përballemi me sulme sepse Serbia është e fortë she mbron serbët përreth. Ato sulme do të vazhdojnë. Për këtë shkak duhet të jemi të mençur dhe unik edhe në Serbi edhe Srpska, sepse vetëm ashtu mund të kalojmë pa lëndime në stuhinë që po na vjen”, tha ai.

Popoviç ka paralajmëruar se deri në fund të vitit do përfundohet traseja e gazit “rrjedha e Ballkanit” që kalon përmes Serbisë dhe vlerësoi se ai projekt është shumë i rëndësishëm për dimensionin gjeo-politik për të cilin, ka kontest mes fuqive të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat