Një paralajmërim i keq i vjen Azem Sylës, ka të bëj me Specialen

Lajme

Një paralajmërim i keq i vjen Azem Sylës, ka të bëj me Specialen

Nga: N.Sh. Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 12:16
Azem Syla

Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla ishte njëri prej komandantëve të ftuar nga Gjykata Speciale.

Ai ishte hë Hagë ku edhe është marr në pyetje të shumta nga hetuesit e Speciales.

Për dallim nga ‘shokët’ e tij, Syla vazhdon të jetë i lirë.

Në Hagë tashmë janë të burgosur ish-kreu politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, si dhe Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Sali Mustafa.

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se, Azem Syla do të jetë “kurban” i klanit të Rognerit në Speciale.

Sipas tij, ai do t’i paguaj faturat e Thaçit, Veselit, Haliti dhe Grabovcit.

Postimi i plotë:

Mbahu dajko

Azem Syla DAJA do të jetë koka Turke apo kurbani krysor i klanit të Rognerit i cili në Gjykaten Speciale në Hagë do ta paguaj edhe çekun e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Xhavit Halitit, Adem Grabovcit.... daj mos flej pa pizhame se ki mu ftoh keq garant këto ditë të dimrit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat