Gjykimi i Vulin për shprehjet fyese – ai përsërit fjalën fyese për shqiptarët

Lajme

Gjykimi i Vulin për shprehjet fyese – ai përsërit fjalën fyese për shqiptarët

Nga: F. B. Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 17:05
Vulin

“Nuk ishte asnjë luftë për fjalë urrejtje e fyese, ishte luftë që populli serb të përdor shprehjet që i shfrytëzon me shekuj” ka thënë ministri i MPB Vulin dhe lideri i Lëvizjes së Socialistëve në shqyrtimin gjyqësor me Ragmi Mustafën, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Sot me gjykatësin kishim rastin të shqyrtojmë dhe besoj se fjala shqiptar nuk është fyerje as diskriminim, ka thënë ai që vazhdon të përdor fjalën jo të plotë shqiptar.

Nuk ishte luftë rreth fjalës së urrejtjes, ishte luftë që populli serb ka të drejtë të përdor shprehjen që ka shfrytëzuar me shekuj.

Fjala shqiptar është pjesë e gjuhës serbe ka ardhur nga gjuha shqipe, e përkthyer andaj ne serbët mund ta përdorim sikur e kanë përdor gjyshërit tanë, ka thënë ai në gjykim.

Sipas tij me kanë shqiptar (përsëri përdor fjalën jo të plotë) nuk është turp, por turp është me kërkuar nga serbët që mos ta përdorin atë fjalë në gjuhën e tyre.

“Nuk ka urrejtje në shprehjen shqiptar, por në atë që dëshiron të urdhëroj serbët si ta quajnë dike dhe si ta emërtojnë.

Sot kemi mbrojtur të drejtën e popullit serb që të mbrojë me krenari gjuhën e vetë që askënd mos të urrej por ta respektojë”, tha Vulin pas gjykimit me Mustafën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat