Pamje kur britanezët vrasin dy ish-ushtarë të UÇK-së dhe plagosin dy persona të tjerë

Lajme

Pamje kur britanezët vrasin dy ish-ushtarë të UÇK-së dhe plagosin dy persona të tjerë

Nga: N.Sh Më: 12 janar 2021 Në ora: 16:41
Pamje nga video

Video që sot publikohet në gazetën “Bota sot”, tregon pamje të hidhura pasi që shpërfaq momentin kur vriten dy ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga trupat britanike.

Kjo video e rrallë është publikuar nga Associated Press.

Këtu shihen pamjet kur mijëra kishin dalë rrugëve të Prishtinës për të festuar.

Trupat britanike, hapën zjarr kur një makinë doli drejt pozicionit të tyre duke lënë kështu të vdekur dy ish-pjesëtarë të UÇK-së.

Në video thuhet trupat britanike po ofronin siguri për rreth 50 serbë që kishin marrë strehim në një ndërtesë aty pranë, gjersa në rrugë mijëra shqiptarë etnikë po festonin duke valëzuar flamurin kombëtar dhe atë të Amerikës.

Një nga ish ushtarët e UÇK-së vdiq në vendngjarje, gjersa tjetri ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

Në këtë incident u plagosën rëndë edhe dy persona të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat