Petkoviç: Askush nuk mund të na ndalojë të dorëzojmë ndihma serbëve në Kosovë

Lajme

Petkoviç: Askush nuk mund të na ndalojë të dorëzojmë ndihma serbëve në Kosovë

Nga: F. B. Më: 15 janar 2021 Në ora: 09:30
Petkoviç

Shkaku i shkuarjes time në Kosovë ishte me karakter humanitar, mirëpo Prishtina që gjithçka e shikon si marketing politik më ndaloi hyrjen në Kosovë dhe dëshmoi me këtë se jeta dhe siguria e popullit serb në Kosovë nuk ka rëndësi tha në kumtesën  për RST drejtori i zyrës së ashtuquajtur për Kosovë, Petar Petkoviç, shkruan “RTS” transmeton “Bota sot”.

Sipas tij mbi 100 familje serb në Kosovë në zona të ndryshme janë rrezikuar si pasojë e vërshimeve, ndërsa situata më e rëndë paraqitet në pjesën e Moraves dhe pjesën qendrore të Kosovës.

"Shkuarja ime kishte karakter humanitar, të dërgoj ndihma humanitare, pompa uji dhe mjete tjera të nevojshme e domosdoshme kur ka vërshime në mjediset e rrezikuara serbe. Mirëpo Prishtina që çdo gjë e shikon me sy të marketingut politik më ka pamundësuar të hyjë në Kosovë dhe me këtë dëshmoi se siguria dhe jeta e popullit serb atje nuk kanë rëndësi për te” tha Petkoviç.

Kjo dëshmon se për ata marketingu politik është më i rëndësishëm se jeta dhe siguria e njerëzve.

Ai shtoi se nuk dëshiron në asnjë mënyrë rritjen e tensioneve në krahinë sepse ajo atmosferë pastaj godet në shpinën e njerëzve tanë, por megjithatë ndihma po arrin edhe do arrijë te populli serb ë Kosovë..

"Nëse dikush mendon nga Prishtina që të uroj Vitin e Ri serb popullit në Kosovë në këtë mënyrë, ashtu që do të më pamundësoj të hyjë në krahinën serbe, mashtrohet keq sepse ndihma ka arritur edhe do të arrijë atje ku është populli ynë. Edhe kur kishte taksa në produktet serbe, Serbia ka ndihmuar popullin e vetë në Kosovë dhe përherë do të ndihmojmë dhe kjo nuk do ndikojë  të shkojmë tek njerëzit tanë dhe të kryejmë obligimin tonë” tha ai.

Ai ka falënderuar BE që ka reaguar ndaj ndalimit të vizitës së tij në Kosovë dhe e ka quajtur këtë si shkelje të marrëveshjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat