Labi nuk e përmban dhimbjen pas vdekjes së Florianës, përlot me fjalët prekëse

Lajme

Labi nuk e përmban dhimbjen pas vdekjes së Florianës, përlot me fjalët prekëse

Më: 23 janar 2021 Në ora: 09:43
Floriana

28-vjeçarja nga Ferizaj, Floriana Musliu, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë ka vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Lajmin e ka bërë të ditur një familjar i saj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Pas lajmit për vdekjen e saj ka reaguar Labinot Tahiri, i cili  ishte mobilizuar për të ndihmuar me mjete financiare Florianën.

“Njoftim për vdekjen e FLORIANA MUSLIUT!

Florina, ne mund të luftonim me gjithcka në jetë, por me caktimin e Zotit se kur ai vendos të na dêrgojë në botën tjetër , ne nuk mund të luftojmë!

U zgjuan i madh e i vogël pêr ta shpëtuar shpirtin tënd, por ja që sot shpirti yt do të bëhêt dritë e radhës në një parajsë ku edhe ne një ditë do të jemi me ty!

Vajzë e dashur, shoqe dhe bijë e Milaim Musliut, pushoftë i qetë shpirti yt në botën tjetër

Shoqeve e shokëve , familjes Musliu, mjekëve dhe mbarë atyre qê u munduan të na ndihmojnë, iu shprehi ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e Floriana Musliut!

Ne edhe pas këtij rasti vazhdojmë ta kërkojmë një spital për LEUKEMI dhe semundjet e rënda, edhe pse mjekêt tanë bêjnë shumë përpjekje me i shpëtuar jetêt tona në vendin tonë!
Labinot Tahiri, KOSOVË E SHQIPËRISË”, ka shkruar Labi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat