Aksioni më i madh në 10 vite/ Si u arrestua kapoja i Partizanit në Serbi, reagon Vuçiç

Lajme

Aksioni më i madh në 10 vite/ Si u arrestua kapoja i Partizanit në Serbi, reagon Vuçiç

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 21:40
Mediat serbe shkruajnë se ky është operacioni më i madh i 10 viteve të fundit.

Autoritetet serbe goditën një grup të fuqishëm kriminal në një operacion që nisi mbrëmjen e djeshme dhe përfundoi me 16 të arrestuar, mes të cilëve 'kapoja' i tifozëve të Partizanit të Beogradit, Velja Nevolja, i akuzuar për vrasjen e Zdravka Radojevica, tifoz i rivalëve të Crvena Zvezda.

Mediat serbe shkruajnë se ky është operacioni më i madh i 10 viteve të fundit.

Zëvendës shefi i drejtorisë së policisë kriminale Ninoslav Cmoli? tha se operacioni i mëngjesit të sotëm për arrestimin e një grupi të organizuar kriminal, i cili fshihej pas grupit të tifozëve të Partizanit, tregoi se nuk ka njerëz të mbrojtur në vend dhe se asnjë organizatë kriminale nuk do të tolerohet.

“Grupi kriminal që u shkatërrua këtë mëngjes është përgjegjës për një seri krimesh më monstruoze, mbase në dekadat e fundit. Ky grup ka qenë gjithmonë i fshehur pas tifozëve të Partizanit, por ata nuk janë tifozë por kriminelë. Nuk do të tolerojmë asnjë” tha Cmoli?.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç vlerësoi bashkëpunimin midis Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë për Krimin e Organizuar  duke e cilësuar “një goditje të madhe për mafien”.

“Kjo është një goditje e madhe për mafian dhe krimin e organizuar” tha Vuçiç. “Jam i lumtur që policia dhe ministri bënë një punë të mirë dhe besoj dhe shpresoj që kjo luftë të vazhdojë” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat