“Shtëpinë ia shes një shqiptari që beson në pafajësinë e Thaçit”, veterani i UÇK-së: Kjo është pak për të

Lajme

“Shtëpinë ia shes një shqiptari që beson në pafajësinë e Thaçit”, veterani i UÇK-së: Kjo është pak për të

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 17:35
Zenel Ferati

Një banor i fshatit Bare të Shalës së Bajgorës, njëherit veteran i UÇK-së, Zenel Ferati, e ka nxjerrë në shitje shtëpinë me 1 hektar tokë për ta ndihmuar mbrojten e ish-presidentit Hashim Thaçit.

Zenel Ferati punon si shërbyes civil në Komunën e Mitrovicës, ai ka marrë vendim për shitjen e shtëpisë, për të cilën thotë se ka të interesuar për ta blerë.

“Kemi oferta, po ta shohim qysh po i vjen fundi, qëllimi është i mirë edhe besoj që me të mirë përfundon. Shtëpia gjendet në Bare të Shalës së Bajgorës, Komuna e Mitrovicës”, tha ai në Frontal.

Ai dha detaje për shtëpinë e tij, duke thënë se i ka të gjitha gjërat e nevojshme për të banuar.

“Shtëpia ka 140 metra katrorë, është me infrastrukturë të kompletuar nuk mungon asgjë për banim dhe i plotëson kushtet dhe nuk hezitoj vetëm dëshiroj që ëndrra ime që shoh për presidentin Thaci të realizohet dhe të lirohet, edhe ata që gjenden në Hagë të lirohen”, tha tutje ai.

“Unë kam dhënë çmimin 100 mijë, e më lart kush të paguan e merr”, shtoi veterani i UÇK-së.

“Veprimi që kam bërë është pak për një njeri që e meriton, por edhe shtëpia e ka atë vlerë dhe cmimi nuk është i lartë, besoj që qëllimi arrihet”, tha më tej përkrahësi i Thaçit.

“Shtëpinë ia shes një shqiptari të ndershëm që beson në pafajësinë e Thaçit dhe i ka paratë e pastërta”, u shpreh ai.

Teksa shtoi se vetë jeton në një banesë në qytetin e Mitrovicës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat