Daçiq thotë se Grenell ka kërkuar ndalimin e aksionit që shteti Vanauto të tërheq njohjen e Kosovës

Lajme

Daçiq thotë se Grenell ka kërkuar ndalimin e aksionit që shteti Vanauto të tërheq njohjen e Kosovës

Nga: F.B Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 12:15
Ivica Daçiq

Lideri i SPS dhe kreu i Kuvendit të Serbisë, Daçiq ka theksuar se kanë ndal përkohësisht aksionin e tërheqjeve të njohjeve , duke ilustruar këtë me konstatimin se Grenell ka kërkuar dhe është ndal përkohësisht tërheqja e njohja nga Vanauto, edhe pse siç tha ai nuk e di ku është ky shtet, shkruan “Pravda” transmeton “Bota Sot”.

Duke komentuar procesin zgjedhor në Kosovë ai ka thënë se “Ka njerëz që nuk mund të mbijetojn[ shkuarjen në opozitë sikur që ka opozitarë që nuk mund të vijnë në pozitë por nuk mbijetojnë. Duhet pritur reagimin e fuqive të mëdha rreth fitores së Kurtit dhe përkundër se e vlerësojnë ekstremist, nuk ka hasur në rezistencë si Haradinaj”.

Sipas tij me Kurtin në qeveri nuk do jenë kohë të lehta për dialog, por për Serbinë kyçe mbetet ruajtja e paqes, ndërkohë që fitoren e vendeve nga LS e quajti lidhje të fortë me shtetin e Serbisë.

“Ne kemi pasur një aksion për tërheqje të njohjes, këtë e kemi ndaluar sepse ata u përpoqën ta anulojnë, pastaj u ankuan tel prindërit e tyre si fëmija kur ka telashe në shkollë. Grenelli ka thirr dhe kërkoi ndalimin që Vanauto të tërheq njohjen, unë mendoj se ai as që e di ku është ky vend. Kjo është suspenduar përkohësisht” – ka thënë Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat