Peshkopi i ri serb me qëndrim më të butë ndaj pavarësisë së Kosovës?

Lajme

Peshkopi i ri serb me qëndrim më të butë ndaj pavarësisë së Kosovës?

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 13:59
Kreu i ri i Kishës ortodokse serbe, Porfirije

Kreu i ri i Kishës ortodokse serbe, Porfirije, i kurorëzuar të premten në Beograd, është cilësuar si një prift me qëndrim të më të butë ndaj pavarësisë së Kosovës sesa pararendësi i tij, Irinej, që vdiq nga virusi korona nëntorin e kaluar.

Porfirije, 59-vjeçar, “besohet se ka një qëndrim pak më të butë ndaj pavarësisë së Kosovës sesa pararendësi i tij dhe pjesa tjetër e klerit të lartë të kishës serbe”, shkruan agjencia e lajmeve Associated Press.

Sipas AP-së, patriarku i ri i kishës serbe, Porfirije, njihet si njeri i afërt me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

“Ardhja e një aleati në krye të kishës do të jetë me rëndësi për Vuçiqin nëse ai përpiqet të negociojë me shumicën shqiptare të Kosovës vendosjen e marrëdhënieve në të ardhmen mes Serbisë dhe Kosovës”,.

“Përkrahja nga Kisha serbe, e cila në Kosovë e ka të vendosur selinë historike, konsiderohet të jetë kyçe për çfarëdo marrëveshje”, shkruan AP.

Kisha serbe vazhdimisht e ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që AP përkujton se ajo luajti rol kyç edhe në zgjedhjet e Malit të Zi, ku partitë pro-serbe mposhtën pushtetin pro-perëndimor të Milo Gjukanoviqit, verën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat