Partia e Serbëve të Kosovës (PKS) akuzon Beogradin dhe Listën Serbe, për sulmin ndaj djalit të Nenad Rashiq

Lajme

Partia e Serbëve të Kosovës (PKS) akuzon Beogradin dhe Listën Serbe, për sulmin ndaj djalit të Nenad Rashiq

Nga: F.B Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 10:33
Nenad Rashiq

Partia e Serbëve të Kosovës (PKS) ka vlerësuar se sulmi ndaj djalit të Nenad Rashiq është porositur nga Beogradi dhe Lista Serbe, dhe përmes tyre janë manipuluar të rinj të nacionalitetit serb.

"Për ne, fëmijët janë vlera më e madhe dhe e shenjtë. Goditjet ndaj Nikollës së vogël janë të porositura dhe mafioze. Janë porositur nga LS dhe Beogradi dhe janë kryer nga të rinj të manipuluar serb. Një prind qoftë edhe “më i keqi” e Nenad nuk është sigurisht, nuk i jep të drejtë të tjerëve të ngritin dorë për shkak të ndjenjave politike dhe këtë e themi me përgjegjësi”, thuhet në kumtesën e PKS, shkruajnë mediat serbe, transmeton “Bota Sot”.

PKS kërkon reagim të ashpër të organeve përgjegjëse për zbardhjen dhe dënimin e atyre që kryen këtë akt.

"Çmenduria të cilën Beogradi dhe Lista Serbe e kanë vendosur mes serbëve, duhet të ndalet pa kusht. Në secilin opsion Beogradi do të jetë humbësi më i madh, e LS duhet të dëshirojë apo jo të marrë përgjegjësinë për pasojat e linçimit media ndaj rivalëve politik”, thuhet në kumtesë.

PKS përkujton linçimin dhe koston me jetë të Ivanoviq, ndërsa Nikollës me dhëmbë.

“Asnjë serb nuk i paguan asgjë LS-së dhe këtu vihet pika, kërkojmë reagimin të ashpër të organeve përgjegjëse të drejtësisë dhe policisë në zbardhjen dhe dënimin e kryesve ", përfundon kumtesa e PKS.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar 8 persona, njëri prej tyre i mitur si të dyshimtë në sulmin ndaj Nikolla Rashiq.

“Janë arrestuar 8 persona të dyshimtë për sulmin në afërsi të shkollës në Llaplje selo”, thuhet në njoftimin e policisë, ndonëse nuk përmendet sulmi.

Djali i Nenad Rashiq, Nikolla është sulmuar dhe rrahur në oborrin e gjimnazit dhe si pasojë e lëndimeve të pësuara është dërguar në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat