BE arsyeton çështjen e flamurit skandaloz prapa Lajçakut ku Kosova paraqitet pjesë e Serbisë

Lajme

BE arsyeton çështjen e flamurit skandaloz prapa Lajçakut ku Kosova paraqitet pjesë e Serbisë

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 10:54
Miroslav Lajçak

Dje në media bëri bujë një hartë që dukej prapa shpinës së emisarit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, e në të cilën Kosova shfaqej si pjesë e Serbisë.

Kjo u vërejt kur i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, dha intervistë nga Brukseli për Platformën EWB (European Western Balkans). Nga aty Lajçaku foli për vizitën që pritet ta bëjë në Prishtinë e Beograd

Mirëpo, për këtë çështje janë arsyetuar nga Bashkimi Evropian. Zëdhënësi i BE-së për politika të jashtme dhe ato të sigurisë, Peter Stano, në një reagim në Twitter, ka thënë se pretendimi për hartën është i rremë dhe i gabuar.

Ai ka thënë se ajo ëshë hartë zyrtare e BE-së, që është në përputhje me pozicionin e Flamurit të BE-së, dhe është statusi neutral.

“Pretendimi në lidhje me hartën është plotësisht i gabuar dhe i rremë. Kjo hartë zyrtare e BE-së – në përputhje me pozicionin e Flamurit të Bashkimit Evropian – është statusi neutral. Unë do t’i rekomandoja të gjithëve që të përqendrohen në çështje reale që ndihmojnë në avancimin e Dialogut mbi normalizimin, në vend që të përpiqen të krijojnë histori të rreme”, ka shkruar ai, duke iu përgjigjur gazetarit Adriatik Kelmendi në një postim që ky i fundit kishte bërë në lidhje me këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat