Gazetari nga Presheva: Fitorja e Kurtit dhe Osmanit e ka zbehur shpresën dhe optimizimin e serbëve

Lajme

Gazetari nga Presheva: Fitorja e Kurtit dhe Osmanit e ka zbehur shpresën dhe optimizimin e serbëve

Më: 4 mars 2021 Në ora: 08:05
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Nexhat Behluli, drejtor i televizionit Spektri në Bujanoc, ka thënë që në Serbi pas fitores së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit, është ulur optimizmi për dialogun Kosovë-Serbi.

“Është një zbehje e klimës me rezultatet e zgjedhjeve dhe me ardhjen e Kurtit dhe Osmanit, si bartës të institucioneve shtetërore, është diçka që e ka zbehur shpresën dhe optimizmin e serbëve”, ka thënë Behluli.

“Kam raste të biesdoj me njohës të rrethanave politike dhe e shoh që atmosfera dhe optimizimi te ata është zbehur, pasi Kurtin dhe Osmanin i shohin si partnerë të bisedimeve siç thonë ata: bashkëbisedues të vështirë,të rëndë. Para disa ditësh, kishim një rast ku një njohës i rrethanave, tha që nëse Serbia me bashkëbiseduesit e mëherëshëm, ka pasë edhe një shpresë minimale që ta sigurojë një qasje se në Kosovë tash me ardhjen e forcave të reja tash ato janë ulur në minimum apo janë gjasat e vogla”.

Behluli ka thënë që vizitat e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Kosovë dhe në Serbi, më shumë kanë qenë në favor të tij.

“Vizita e Lajçak në Serbi, ishte vazhdimësi nga vizita që ndodhi në Prishtinë. Asgjë nuk ishte senzacionale për opinionin serb. Ajo që Lajçaku u deklarua në Prishtinë, përafërsisht ishin qëndrimet e njëjta që i kishte edhe në Beograd”.

“Ajo që ishte nga ana zyrtare, nga mediat pro qeveritare apo pro Vuçiq, patëm rast t’i përcjellim prononcimet e analistëve dhe liderëve opozitarë në Serbi dhe disi kjo vizitë llogaritet si diçka që për momentin nuk është prioritet dhe nuk është diçka që mund të jetë aktuale. Kjo pasi është situata me pandeminë dhe kriza që ka shkaktuar pandemia”.

“Më shumë mund të shikohet si një vizitë që është më shumë në favor të Lajçakut dhe presidentit serb, sesa që vërtetë do të ketë shumë shpejt vazhdim të bisedimeve Beograd –Prishtinë  kur e dimë që në çfarë gjendje është Kosova në periudhën post – zgjedhjeve. Prej nga tash kjo eufori kaq e madhe, që aq shpejt mund të vazhdojnë bisedimet thuajse gjithcka është në rregull dhe asnjë problem nuk e kemi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat