Vushtrria, ky qytet i vogël me deputetë shumë!

Lajme

Vushtrria, ky qytet i vogël me deputetë shumë!

Nga: N.Sh Më: 4 mars 2021 Në ora: 19:12
Vushtrria

Qyteti i Vushtrrisë edhe pse i vogël, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka ‘prodhuar’ shumë deputetë.

Për dallim prej qyteteve të tjera të Kosovës, edhe pse kanë vota mjaftë shumë, por që nuk kanë arritur të zgjedhin asnjë deputetë, Vushtrria kësaj radhe ka zgjedhur mjaftë shumë.

Gjithsej nga Vushtrria kanë arritur të bëhen pesë deputetë.

Katër janë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe një nga LDK-ja.

Kurse nga PDK-ja dhe AAK-ja nuk ka asnjë.

Këta janë pesë deputetët:

Vasfije Krasniqi -LVV

Besim Muzaqi - LVV

Fjolla Ujkani - LVV

Gazmend Gjyshinca - LVV

Rrezarta Krasniqi - LDK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat