Lista Serbe ka zhvilluar takim online me Palmerin dhe ambasadorin Kosnet

Lajme

Lista Serbe ka zhvilluar takim online me Palmerin dhe ambasadorin Kosnet

Nga: F.B Më: 12 mars 2021 Në ora: 09:08
Lista serbe, Kosnet dhe Palmer

Përfaqësuesit e Listës serbe kanë zhvilluar një takim online me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Mathew Palmer dhe ambasadorin amerikan në Prishtinë, Filip Kosnet, me të cilët është diskutuara situata e përgjithshme , rezultatet zgjedhore dhe pritjet pas certifikimit të tyre, njofton “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Nga Lista Serbe në këtë takim kanë marr pjesë kryetari Goran Rakiç dhe dy nënkryetarët e këtij subjekti Dalibor Jevtiç dhe Igor Simiç, ndërkohë që “vazhdimi i dialogut dhe respektimi i rezultateve të zgjedhjeve janë dy çështjet kyçe që janë trajtuar”, sipas gazetës.

Mësohet se Rakiç pret që subjektet në Prishtinë të respektojnë rezultatet zgjedhore në përgjithësi dhe ato të Listës Serbe në veçanti, pasi kjo është vullneti dhe respekti për popullin serb.

Gazeta nuk jep ndonjë njoftim lidhur me qëndrimet që zyrtarët amerikan iu kanë thënë përfaqësuesve të Listës Serbe, lidhur me çështjet e diskutuara në takim.

Rakiç ka nënvizuar qëndrimin se për popullin serb është çështje jetike vazhdimi i dialogut sikurse edhe përmbushja e marrëveshjeve të arritura deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat