Fajon reagon ashpër ndaj letrës së Janshës: Mund të sjell luftë të re në Ballkan

Lajme

Fajon reagon ashpër ndaj letrës së Janshës: Mund të sjell luftë të re në Ballkan

Nga: F.B Më: 13 prill 2021 Në ora: 10:46
Tanja Fajon

Anëtarja e Parlamentit Evropian Tanja Fajon, ka reaguar ashpër ndaj ideve të papërgjegjshme si i quan ajo, të kryeministrit slloven Janez Jansha rreth “planit të përfundimit të qetë të shkatërrimit të Jugosllavisë”, ku ndër tjera ai përmend edhe “idenë e ndarjes së Kosovës, BeH dhe Maqedonisë”, që sipas Fajon mund të sjell luftë të re në Ballkan”, shkruajnë mediat serbe.

Ky reagim i Fajon erdhi pas informatave që dolën rreth një letre që Jansha ka dërguar në adresën e Këshillit Evropian, në prag të marrjes së drejtimit të BE-së nga Sllovenia që do ndodhë në qershor.

Fajon në rrjetin social Twitter ka publikuar një deklaratë, ku ngrit shqetësimin rreth asaj letre edhe ideve, që nuk është asgjë tjetër veç përfundim i planit të ish-krerëve kroat e serb Tuxhman e Millosheviq për copëtimin e Bosnjës.

Informata rreth “letrës që nuk i thuhet jo” ka qarkulluar ditë më parë, ndërsa Fajon i ka shtruar pyetje Janshës të sqaroi çfarë përmban në tërësi kjo letër që Sllovenia, siç thuhet ia ka dërguar kreut të Këshillit të Evropës Sharl Mishel.

"Mua më kanë vërshuar thirrjet dhe pyetjet r shumta shqetësuese nga BeH, që tërheqin vërejtjen në faktin se kryeministri Jansha po tenton të përfundojë planin e Tuxhmanit dhe Millosheviqit për formimin e Kroacisë së Madhe dhe Serbisë së Madhe dhe shkatërrimin e qetë të Bosnjës dhe Hercegovinës. Një sjellje kaq e papërgjegjshme mund të sjell luftë të re në Ballkan. Nëse raportimet e medieve dhe deklaratat e diplomatëve janë të vërteta, kjo mund të jetë shumë e dëmshme për Slloveninë”, ka shkruar ajo.

Më herët, mediat kanë raportuar se Jansha ka dërguar një letër ku mbështet edhe planin që kishin Thaçi dhe Vuçiq për ndarjen e Kosovës si dhe bashkëngjitjen e një pjese të Maqedonisë me Shqipërinë, por që njoftimet rreth kësaj letre pas publikimit ishin tërhequr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat