Serbëve u pengon ngritja e memorialit për Komandant Lleshin në Bujanoc, e quajnë provokim

Lajme

Serbëve u pengon ngritja e memorialit për Komandant Lleshin në Bujanoc, e quajnë provokim

Nga: F.B Më: 14 prill 2021 Në ora: 09:38
Gjorgje Miliçeviç

Deputetët e Kuvendit të Serbisë kanë shfrytëzuar të drejtën për parashtrimin e pyetjeve qeverisë në fillim të seancës, ku disa kanë kërkuar informatë rreth qëllimit të krerëve në Bujanovc për ndërtimin e qendrës memorialë për pjesëtarin e UÇPMB-së, rreth prerjes jo selektive të malit dhe sistemit dual arsimor, shkruajnë mediet serbe.

Deputeti Samir Tandir (SPP) pyeti ministrin e Bujqësisë lidhur me prerjen e pyjeve në Sanxhak, që po bëhet në mënyrë jo selektive, ndërsa përpara kjo bëhej me plan, kishte plane të shtimit të hapësirës pyjore dhe jo rrezikimi nga erozioni, burimet e ujit dhe shikimi vetëm i profitit.

Deputetja hungareze Rozalija Ekres (SVM) pyeti rreth gjendjes së gazetës në gjuhën hungareze “Maxhar sou”, rreth problemit të sigurimit të kuadrit të ekspertëve në fushën e shtypshkronjës dhe letrës për pakicën hungareze dhe sistemit dual arsimor.

Gjorgje Miliçeviç (SPS) foli për provokimet siç tha të përfaqësuesve të pushtetit në Prishtinë, pretendimin territorial, sulmin ndaj abatit të manastirit Deçan dhe provokimit nga Bujanovci.

“Shqiptarët synojnë që në Tërnocin e Madh të ngritët qendër memoriale jo legale, për njërin nga liderët e UÇPMB-së, Ridvan Qazimi – komandant Lleshi, duke harruar se edhe komuna e Bujanvcit duhet të respektojë ligjet, pa marrë parasysh përkatësinë nacionale. Në Serbi ka ligje me të cilat në mënyrë precize rregullohen kushtet kur mund të ngritët qendër memoriale, kjo sigurisht nuk lejohet për ata që morën pjesë në aksione terroriste. Pyes ministrin e punës dhe çështjeve sociale edhe të luftës nëse komuna e Bujanovcit apo bashkësia lokale e Tërnocit, ka parashtruar kërkesën për ndërtimin e kompleksit memorial dhe a është në harmoni me qendrat memoriale të luftës?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat