Mbi gjysma e udhëtarëve në një autobus që shkonte nga Kosova në Austri dalin pozitivë me COVID-19

Lajme

Mbi gjysma e udhëtarëve në një autobus që shkonte nga Kosova në Austri dalin pozitivë me COVID-19

Më: 14 prill 2021 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Më shumë se gjysma e punëtorëve në një autobusi të ardhur nga Kosova dolën pozitivë me Covid në Austrinë e Epërme, shkruajnë mediat austriake.

Sipas tyre, autobusi me gjithsej 34 punëtorë të përjavshëm nga Kosova arriti në Austrinë e Epërme më 3 prill. Më pas punëtorët u shpërndanë në kompani të ndryshme në të gjithë shtetin dhe kështu siguruan një përhapje të gjerë të virusit korona, sepse disa njerëz në autobus kishte të ngjarë se ishin infektuar me këtë virus

Nga testimi që është bërë 18 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Të njëjtit, siç raportojnë mediat atje, janë shpërndarë në pesë distrikte, duke bërë kështu edhe shpërndarjen e virusit.

Mediat austriake raportojnë se ky problem është tash e disa kohë prezent në Austri. Ata drejtojnë gishtin tek punëtorët nga Kosova dhe Rumania, cilët sipas tyre po bëjnë shpërndarjen e COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat