Dozat e vaksinave antiCOVID drejt përfundimit, Kosova ende pa kontingjent të dytë

Lajme

Dozat e vaksinave antiCOVID drejt përfundimit, Kosova ende pa kontingjent të dytë

Më: 19 prill 2021 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Kosovës i kanë mbetur në dispozicion vetëm edhe rreth 7 mijë doza të vaksinës për të luftuar pandeminë.

Kjo sepse nga 24 mijë dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit që ka pranuar Kosova, janë shfrytëzuar rreth 17 mijë prej tyre.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

“​Janë vaksinuar rreth 17 000. Kjo shifër pritet të tejkalohet sot”, thuhet në përgjigjen e MSh.

Ministria e udhëhequr nga Arben Vitia ka njoftuar se procesi i vaksinimit po shkon në mënyrë të duhur. Por ende nuk ka një datë të saktë se kur do të vijnë dozat e tjera të vaksinave.

Ministri i Shëndetësisë , Arben Vitia, ka deklaruar se dozat e tjera të vaksinës kundër COVID-19 do të vijnë në Kosovë në fund të muajit prill ose në fillim tu muajit maj.

Ndryshe këto vaksina janë, kontingjenti i parë i dozave që arritën në Kosovë mbrëmjen e 28  marsit, të cilat Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat