“Me shpirt e dua Kadri Veselin, o bablok!” – Berisha përplaset me kryesindikalistin e RTK-së

Lajme

“Me shpirt e dua Kadri Veselin, o bablok!” – Berisha përplaset me kryesindikalistin e RTK-së

Më: 21 prill 2021 Në ora: 21:54
Ridvan Berisha

Gazetari Ridvan Berisha është përplasur ashpër në një lidhje direkte me kreun e Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha.

Berisha ka thënë se e do Kadri Veselin “me loçkë e me shpirt”, ndërsa Hoxha duke qeshur i tha se këtë nuk e kishte pranuar më parë duke e quajtuar “ekskluzive” deklaratën e Berishës.

“Unë sot nuk jam në ekran të RTK por RTK-ja edhe pa mua sot ka ngjyra, ka pluralizëm. Unë skam qenë asnjëherë drejtor gjeneral i RTK-së, nuk kam asnjë arsye ta mbajë avokatinë e tyre. Unë po ta them që me loçkë e shpirt e du, sa me e ditë i, Kadri Veselin”, tha Berisha.

“Eksluzive kjo, për herë të parë e tha”, ka shtuar Hoxha. “O me shpirt e du Kadri Veselin o bablok, se ti vec këtë gjuhë e kupton. Ti me më shit mend mu për demokraci është si me i shit mend Enver Hoxhës në kohën kur intimidimi i lirisë së shprehje ka qenë doktrinë e sistemit”, i është përgjigjur Berisha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat