Vuçiq të hënën në Bruksel, Kurti dy ditë më pas, mediet serbe shkruajnë se çfarë pritet nga takimet e tyre

Lajme

Vuçiq të hënën në Bruksel, Kurti dy ditë më pas, mediet serbe shkruajnë se çfarë pritet nga takimet e tyre

Nga: F.B Më: 22 prill 2021 Në ora: 11:21
Josep Borrell dhe Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, të hënën do të shkojë në Bruksel, ku me zyrtarët evropianë do të bisedojë lidhur me euro-integrimin e Serbisë, por pritet që një pjesë e bisedave t’i kushtohet përgatitjes së vazhdimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Ndërsa dy ditë më pas, në Bruksel do të qëndrojë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por nuk do ketë takim me Vuçiqin para majit.

Ditë më parë, Vuçiq paralajmëroi dy vizita në Bruksel dhe në të parën takimin me Borrlel, Ursula von der Layen, Varhejl dhe Lajçak.

“Dita e takimit tjetër në nivelin e lartë do të publikohet në momentin e duhur”, ka thënë zëdhënësi i BE Peter Stano.

Burime nga Brukseli thonë se nga ata nuk varet asgjë në këtë moment, po kjo varet nga dëshira dhe gatishmëria e palëve nëse janë gati për “raundin e ri”.

Nga takimet e ndara të Kurtit dhe Vuçiq, varet rrjedha e mëtejme e dialogut, duke ditur qëndrimin e Kurtit që të frenojë procesin, sipas burimeve nga atje Kurtit do t’i kërkohet të zbus pozicionin dhe të niset kah zgjidhja pragmatike, shkruan “Novosti”.

Takimi i fundit i nivelit të lartë u zhvillua në shtatorin e kaluar, kur u takuan Hoti e Vuçiq, ndërkohë tash pas zgjedhjeve palën e Prishtinës e udhëheq Kurti siç thuhet në koordinim me Vjosa Osmanin, ndonëse të dy mendojnë se dialogu nuk është prioritet. BE sikurse Biden edhe Macron ditëve të fundit i “njoftuan” se presin punë në normalizimin e raporteve me Beogradin.

Në prag të takimit ka pasur spekulime edhe lidhur me kyçjen e Rusisë, ku këtë mundësi e tha edhe ministri i jashtëm Lavrov javën që shkoi, se Moska është e gatshme në secilën ftesë nga Serbia dhe se do mbështes zgjidhjen që është e pranueshme për serbët. Të njëjtën gjë e ka thënë ma herët edhe ambasadori rus në Beograd Harçenko.

Por për të marrë pjesë Rusia në proces duhet ndryshuar formatin që njeh vetëm BE-në si ndërmjetësuese, gjë që u vërtetua edhe me rezolutën e OKB-së.

Informata se zgjidhja e dialogut mund të kërkohet në Paris ka qarkulluar në media, por nuk dihet ende nëse do ketë një takim të këtillë.

Nga burime të "Novosti" në Pallatin Jelise nuk kanë konfirmuar një takim të tillë dhe nuk komentojnë qëndrimet e medieve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat