“Kush ta shkruajti tekstin, bablok”, qytetarët tallen me votimin e Ramiz Lladrovcit në Shqipëri

Lajme

“Kush ta shkruajti tekstin, bablok”, qytetarët tallen me votimin e Ramiz Lladrovcit në Shqipëri

Më: 25 prill 2021 Në ora: 14:52
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me familje kanë marrë pjesë sot në procesin zgjedhorë në Shqipëri.

Pjesëmarrjen në votim e ka konfirmuar vet Lladovci përmes një shkrimi në Facebook.

Ky veprim i Lladrovicit duke se nuk i ka pëlqyer qytetarëve.

“Po, votuam, është votë për Shqipërinë, për shqiptarët, për vlerat më të mira të demokracisë, respektimin e ligjit, për perspektivën e saj brenda kombeve më të përparuara. Gëzuar”, ka shkruar Lladrovci, krahas fotos së publikuar.

Poshtë këtij shkrimi janë disa komente negative karshi Lladrovcit. Një komentues pyet atë se “Kush ta shkruajti tekstin, bablok”.

Një tjetër shkruan: “E shajta pak ma herët Albinin, që kish votu, tash s’po di a me te sha edhe ty a me i kërku falje Albinit?. Teksa një koment tjetër thotë “E kem rahatu Kosovën tash edhe Shqipërinë. Ata 100 vjet sun e kan rahatu veten e na pi rahatojmë”.

Më poshtë gjeni disa komente:

Theksojmë se, reagime të ashpra gjatë ditës së sotme pati edhe ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti. Opozita e ka kritikuar se më shumë po interesohet për zyrtarët e partisë së tij në Shqipëri sesa për qytetarët e tij në kohë të pandemisë.

Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat