Varhej javën që vjen në Ballkan – të hënën në Serbi, të mërkurën në Kosovë

Lajme

Varhej javën që vjen në Ballkan – të hënën në Serbi, të mërkurën në Kosovë

Nga: F.B Më: 2 maj 2021 Në ora: 11:48
Oliver Varhej

Komisari Evropian për zgjerim Oliver Varhej do të vizitojë Ballkanin perëndimor në javën që vjen, kur në regjion pritet të arrijnë vaksinat e para kundër virusit Corona që dërgon dhe i paguan BE, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Varhej vizitën në Ballkan e nis me qëndrimin në Serbi të hënën, të martën do vizitojë Bosnjën dhe Hercegovinën , Malin e Zi dhe Maqedoninë e veriut, ndërsa të mërkurën Shqipërinë dhe Kosovën, kanë njoftuar përmes kumtesës në Komisionin Evropian.

Gjatë vizitës në regjion, Varhej do të takojë zyrtarë e vendeve të Ballkanit ku do shqyrtohet përgjigja ndaj pandemisë dhe mbështetja e BE në këtë kontest.

Varhej tha se udhëton në Ballkanin perëndimor për të transmetuar “porosinë e qartë se BE përkujdeset për partnerët”.

“Udhëtoj në Ballkan për të transmetuar porosinë e qartë se ne përkujdesemi për partnerët dhe punonjësit shëndetësor dhe kategoritë e lënduara. Dërgesa e vaksinave konfirmon vazhdimësinë dhe përkushtimin e mbështetjes, gjë që po bëjmë që nga fillimi i pandemisë. Së bashku jemi më të fortë”, tha Varhej.

Komisioni Evropian dhe Austria me 20 prill publikuan se do të dërgojnë 651.000 doza vaksina të kompanive Pfhizer dhe Biontek nga fillimi i majit deri në gusht, ato duhet të imunizojnë personelin mjekësor në linjën e parë të luftës kundër virusit dhe grupet e lënduara.

Vaksinat janë financuar nga fondi 70 milionë euro, që Komisioni e miratoi në dhjetor 2020 për mbulimin e harxhimit të dërgimit të vaksinave.

BE nga fillimi i pandemisë ka vepruar me vendosmëri, duke mobiluar 3,3 miliardë euro si ndihmë regjionit, si përgjigje në krizën shëndetësore dhe uljen e ndikimit ekonomik e social.

Përmes saj pako ka pasur pajisje të domosdoshme si maska, respirator, automjete ambulance, teste etj.

Furnizimi me vaksina “është shprehje e qartë e solidaritetit evropian për partnerët e Ballkanit , ardhmëria e të cilëve është në BE thuhet në kumtesën e Komisionit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat