Aktori nga Pulmologjia: Lehtë është me iu shtru bukë hoxhallarëve e pushtetarëve, por sevapi fitohet edhe me të dërgjaftët e spitaleve

Lajme

Aktori nga Pulmologjia: Lehtë është me iu shtru bukë hoxhallarëve e pushtetarëve, por sevapi fitohet edhe me të dërgjaftët e spitaleve

Më: 9 maj 2021 Në ora: 22:38
Çun Lajçi

Aktori Çun Lajçi vazhdon të jetë i shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë pasi është i prekur me COVID-19.

Ai nga dhoma e tij ku është i shtrirë thuajse çdo natë shkruan postime në Facebook, ku ju dërgon porosi pushtetarëve e krerëve të partive politike.

Lajçi sonte përmes një postimi në Facebook ka shkruar se lehtë është me iu shtruar bukë me tana t’mirat hoxhallarëve e pushtetarëve, ditën e bajramit e Natën e Kadrit, por thotë se sevapi fitohet edhe me të dërgjaftët e spitaleve.

Postimi i tij pa ndërhyrje:

( Ju as me kuptu as me lexu?!)

Ju “sevaplitë” e Iftareve

* Leht asht me iu shtrua bukë me tana t’mirat e xhehnetit muftive, hoxhallarve e pushtetarve, ditën e bajramit e Natën e Kadrit!
Por
* A e dini se sevapi fitohet edhe me të dërgjaftët e spitaleve (pos me jetima e fukara) e jo me t’pushtetshmit që iu vjedhin çdo ditë e milionerët që s’dinë kah i fituen paret?
*
A, s’asht sevap (nëse e keni për sevap e jo për biznis), me iu pru hurma Arabie e mish Kosove e bakllava Stambolli, nanave tueja, motrave tueja, baballarve tuej, të shtrimë nga covidi këtu n’zemrën e qytetit?

Këta s’kan ramazan, se s’i lejon smundja, por kalori iu duhet shumë ma shumë mushknive t’grimcueme!
*
Si s’iu vjen marre me dhanë aty ku s’duhet e me rrejtë Zotin në Natën e Kadrit o “sevapli” që edhe ju jeni mbushë gjynahe!
*
Ejani spitaleve e kqyrni se njerëzit e juve dërgjavën nga virusi e Zoti, (jo dushmanat) e ju shisni mend me tryeza plot shesheve e pazareve!
Hej


Ku janë dofar zemërgjanësh si Behgjeti e Lazim Destani që shkepshin dikur bombona e fiq Arabie kur ktheheshin nga Haxhi!?
*
Nga spitali, po iu shkruen njeni që s’rrin rehat n’amelet e veta e bërtet “Ikni Çuni ikni Çuni”!

Jo po, ikni vallahi se Covidi edhe juve iu nxuni!

Pulmologji, 09.05.2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat