Takimi i ministrave të vendeve të BE-së në Bruksel i kushtohet Ballkanit

Lajme

Takimi i ministrave të vendeve të BE-së në Bruksel i kushtohet Ballkanit

Nga: F. B. Më: 10 maj 2021 Në ora: 08:58
Ilustrim

Shefat e diplomacive të BE-së do mbajnë sot në Bruksel shqyrtimin strategjik për angazhimin më të fuqishëm politik të BE-së me partnerët në Ballkanin perëndimor, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Në dokumentin përgatitor për takimin e sotshëm ministror të BE-së thuhet se do të shikohet si mund të “formësohet “ ardhmëria e përbashkët brenda BE-së përmes aksionit urgjent dhe të përbashkët ", me qëllim që të forcohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së Borel do të ju ofroj në shikim dhe shqyrtim një "non-pejper",në të cilin tregon “ qëllimin e qartë të Ballkanit perëndimor për anëtarësim të plotë në BE, ndërsa secili sugjerim për ndonjë rrugë tjetër është tërheqje e vëmendjes me pasoja të këqija ndaj rrugës së fortë që është e domosdoshme të bëhet për të realizuar vizioni i bashkimit, të Evropës së fuqishme dhe përparimtare".

Një zyrtar i lartë i BE-së ka theksuar se ministrat duan të vërtetojnë si të arrihet përparim  me Ballkanin perëndimor “ për stabilitet dhe siguri të vetë Evropës, ndërsa unioni mund të jetë i sigurt vetë nëse edhe Ballkani perëndimor është i sigurt edhe rezistues me çka rritet mundësia për procesin që ai regjion të futet në BE”.

Ministrat e punëve të jashtme do të shqyrtojnë shtesë këto çështje edhe të martën kur në rend dite do jenë çështjet e “përgjithshme”, ndërsa shefat e shteteve apo qeverive duhet në qershor të bisedojnë si të mund të futin në prioritete strategjike të Be-së, raporte me Ballkanin perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat