Flet qytetari që hyri nën veturën e Komunës së Kamenicës në protestën kundër mbylljes së shkollave

Lajme

Flet qytetari që hyri nën veturën e Komunës së Kamenicës në protestën kundër mbylljes së shkollave

Më: 24 maj 2021 Në ora: 10:53
Liridon Shabani

Liridon Shabani të dielën në protestën kundër mbylljes së shkollave në fshatin Shipashnicë të Kamenicës, kishte hyrë nën veturën e Komunës, për ta ndaluar atë.

Ai sot ka deklaruar se këtë veprim e ka bërë për fëmijët e tij, pasi e kundërshton mbylljen e shkollës ku katër fëmijët e tij vijojnë mësimin.

Atë veprim e kam bë vetëm për veti, s’më ka shti kërkush. Qëndron Kastrati mbrëmë në një intervistë kish thënë se unë jam prej partive politike, por unë asnjë parti s’e përkrahi, e kam bë për fëmijët e mi, katër fëmijë i kam në shkollë. Unë foli për veti, jo për krejt banorët, por qysh e di krejt janë në mbështetje tonën.

Ne nuk i çojmë fëmijët në tjetër shkollë, Qëndron Kastratit i them publikisht, Liridon Shabani jam, jo në gjyq, po ku të dojë përballem me të, deri ku të duan të më ndjekin, nuk e kam atë problem, nuk e kam sulmuar asnjë person zyrtar”, ka deklaruar Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat