‘Shpërthen’ Çun Lajçi: Mos dil n’foltore, asnjë fjalë për tradhti! Unë i lamë n’lot bërtita: Pse mos me folë?

Lajme

‘Shpërthen’ Çun Lajçi: Mos dil n’foltore, asnjë fjalë për tradhti! Unë i lamë n’lot bërtita: Pse mos me folë?

Nga: N.Sh. Më: 25 maj 2021 Në ora: 16:43
Çun Lajçi

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, përmes një postimi në Facebook, ka përkujtuar Beg Rizën, heroin i cili u vra në tradhtinë e Kumanovës.

Lajçi tregon se sot i ka shikuar disa fotografi të Begut, dhe tregon edhe për ceremoninë e varrimit të tij në Deçan, por që atë nuk e kanë lejuar që të flet në foltore.

Megjithatë, Lajçin dikur e lejuan por e kushtëzuan që mos të flet asnjë fjalë për tradhtinë, Kumanovën dhe Maqedoninë.

Por, sot, Lajçi po i pyet të njëjtit se nga kush u frikësuan?

Postimi i plotë:

Lavdi heroit Beg Rizaj

Po i shfletoja sot fotot e ditës, kur gjamë kishte Dukagjini e n’lot shkrihej Deçani.

Isha pranë trupit t’pa jetë t’heroit tim e t’atdheut Beg Rizaj, i cili po pushonte n’tokën e vet!

I shfletova, se mu kujtua refuzimi që mu ba, për recitimin e vargjeve që i kisha shkrue për Begun, djalin që e kisha ma shumë se djalë!

Jo m’tha patroni, mos dil n’foltore!

Unë i lamë n’lot bërtita: Pse artisti mos me folë?

Mbas pak çastësh m’thanë: Dil, por as nji fjalë për Kumanovën, as nji fjalë për Maqedoninë, as nji fjalë për tradhëtinë!

Sot po iu pyes: Nga kush u friguet atë ditë e pse duhej me heshtë?

Lavdi heroit Beg Rizaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat