Paralajmërimi i Vuçiq: Në ditët që vijnë do pasojnë konsultime të mëdha edhe me rëndësi për Kosovën

Lajme

Paralajmërimi i Vuçiq: Në ditët që vijnë do pasojnë konsultime të mëdha edhe me rëndësi për Kosovën

Nga: F.B Më: 27 maj 2021 Në ora: 09:06
Aleksandar Vuçiç

“Greqia na siguron se nuk do të njoh Kosovën”, ka deklaruar presidenti i Serbisë Vuçiq, duke shtuar se në ditët që vijnë do pasojnë “konsultime të mëdha edhe me rëndësi” për Kosovën, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Ai për Tv Pink, në pyetjen rreth spekulimit se Franca mund të marrë “shkopin dirigjues” në dialog tha: “Do të bisedojmë në ditët që vijnë. Për ne do të jetë me rëndësi ruajtja e interesave kombëtare edhe shtetërore, ndërsa për të tjerat në ditët që vijnë”.

Do të këtë konsultime të mëdha edhe me rëndësi në Beograd dhe pastaj pret vazhdimin e dialogut në Bruksel.

I pyetur nëse Franca mund të propozojë zgjidhje të përkohshme sipas të cilës veriu i Kosovës do merrte autonomi ndërsa Kisha ortodokse status të veçantë në zëvendësim të pranimit të Greqisë dhe liberalizimit të vizave për Kosovën, Vuçiq tha nuk do që të flas para kohe.

"Mund të bisedojmë për këto në ditët që vijnë, nuk dua paraprakisht të flas para se mësoj më shumë”.

Ai ka shtuar se ka pa pasur ndryshime në raportet mes Prishtinës edhe Athinës.

"Pres të shoh, pasi ka ndryshime në raportin mes tyre, a është në pyetje zyra tregtare apo ka “pikë interesi mes Athinës edhe Prishtinës”, do të shohim dhe pastaj do njoftojmë opinionin”, u shpreh ai.

Në spekulimin se Greqia mund të njoh shpejt Kosovën, ai tha se ai vend u ka siguruar se nuk do të bëjë këtë.

"Ata na kanë siguruar se nuk do ta pranojnë, ndërsa gjërat që janë parë gjithsesi nuk kanë lajm i mirë për neve, po do të shohim dhe njoftojmë opinionin për to”, tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat