​Volontari Nel Mondo-RTM arrin marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjilan

Lajme

​Volontari Nel Mondo-RTM arrin marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjilan

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 17:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Në frymën e bashkëpunimit me institucionet vendore, organizata RTM - Volontari nel Mondo në kuadër të projektit PEDAKOS, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë Komunale të Arsimit të Komunës së Gjilanit.

Marrëveshja përfshin bashkëpunim dhe koordinim të ndërsjellë dhe efektiv për aktivitetet e parapara në kopshtet e komunës së Gjilanit përfituese të projektit, Institucioni Parashkollor Integj dhe Institucioni Parashkollor Kosovski Bozhur Shilovo, në të cilat gjatë muajve në vijim do të punohet në përshtatjen e hapësirave edukative të këtyre kopshteve sipas Qasjes Reggio Emilia.

Kopshtet përfituese gjithashtu do të jenë pjesë e të gjitha aktiviteteve në kuadër të projektit, si në aktivitete të ngritjes profesionale të stafit përmes trajnimeve teorike dhe praktike, të shkëmbimit të praktikave të mira më kopshtet e qytetit të Reggio Emilia, shkëmbime me profesionistet Italian, shkëmbime me kopshtet vendore etj.

Realizimi i të gjitha këtyre aktiviteteve synon adoptimin e qasjes Reggio Emilia, qasje kjo edukative e bazuar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe potencialit të fëmijëve.

Drejtori i Arsimit në Gjilan Nazim Gagica, shprehu falënderime dhe mirënjohje për aktivitetet e realizuara në kopshtet përfituese.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes palët u zotuan që do të angazhohen në implementimin e marrëveshjes së bashkëpunimit sipas metodave dhe mënyrave sa më profesionale dhe transparente dhe do ta mbështesin njëri-tjetrin në realizimin e projektit në të gjitha aktivitetet që i përkasin kopshteve të komunës së Gjilanit.

Kjo ndërhyrje u mundësua në kuadër të Projektit PEDAKOS, financuar nga Qeveria italiane nëpërmjet Agjencisë italiane për bashkëpunim dhe zhvillim dhe realizuar nga shoqata italiane Volontari nel Mondo RTM me mbështetjen e Ambasadës italiane në Prishtinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat