Kërkesa e Kurtit, reagon Odaloviç, ja çfarë thotë për deklaratën e tij

Lajme

Kërkesa e Kurtit, reagon Odaloviç, ja çfarë thotë për deklaratën e tij

Nga: F.B Më: 16 qershor 2021 Në ora: 10:26
Veljko Odaloviç

Kreu i Komisionit për të pagjeturve të Serbisë, Veljko Odaloviç, deklaroi për RTS se kryeministri Kurti me kërkesën për tërheqje nga drejtimi i Komisionit, tregoi pafuqinë para kërkesave të Serbisë për hulumtim të disa lokacioneve në Kosovë, ndërsa duke komentuar deklaratën e Kurtit nga takimi në Bruksel ku e quajti Odaloviçin “Gebels dhe Geringen” dhe të padëshiruar, theksoi se nuk ka pse të mbrohet dhe nuk shqetësohet për atë që ka thënë Kurti, shkruan “RTS”, transmeton “Bota Sot”.

“Deklarata e Kurtit është për përdorim ditor dhe tregon pafuqi ndaj kërkesave tona për zgjidhjen e problemit të pagjeturve. Nuk kam çka të turpërohem, unë kam pas ftesa nga shqiptarë të Kosovës që shprehin shqetësimin për procesin, pasi me këtë i bëhet dëm procesit të kërkimit të pagjeturve si te serbët edhe te shqiptarët”, tha ai.

Nga numri prej 1 mijë e 639 personave të pagjetur, 570 janë serb dhe jo shqiptarë të pagjetur, që shpresojnë në zbardhjen e fatit të më të dashurve.

"Nuk gërmon Odaloviç në hapësirën e Kosovës, ata kanë institucionet përgjegjëse, ne kërkojmë informata dhe hulumtimi bëhet me monitorim të përfaqësuesve tanë dhe ndërkombëtarëve, siç ishin ata kur u gërmua në Krizhevak dhe Rudnicë”, tha Odaloviç duke shtuar se nuk ka pse të turpërohet për punën që ka bërë.

“Ne kemi marr të gjitha obligimet në grumbullimin e informatave që ka kërkuar Prishtina, ne kemi dërguar kërkesa por ende nuk është hulumtuar asnjë lokacion”, u shpreh ai.

 “Në Prishtinë e dinë se kemi informata të qarta edhe precize të grumbulluara nga shumë burime, unë jam përpjek që çdo gjë në këtë proces ta them me emër të vërtetë , tash del se unë qenkam problem” tha Odaloviç.

Beogradi sipas tij është treguar transparent dhe në të gjitha vendet e lokacionet kanë marr pjesë përfaqësuesit e komisionit nga Prishtina.

"Si kemi pritur vjet në Bruksel palët janë akorduar për dinamikë për çështjen e të pagjeturve dhe kemi pritur dinamikë, por dje dëgjuam diçka tjetër”, tha ai.

Serbia tha se do të vazhdojë të insistojë të hulumtohen disa lokacione për të pagjeturit në Kosovë dhe Beogradi do hulumtojë secilin vend që kërkon Prishtina në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat