Kryekuvendari Konjufca priti në takim shefin e Misionit të OSBE-së, Michael Davenport

Lajme

Kryekuvendari Konjufca priti në takim shefin e Misionit të OSBE-së, Michael Davenport

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 13:58
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, me ç’rast diskutuan për zhvillimet aktuale në vend dhe prioritetet e legjislaturës së re.

Ambasadori Davenport ritheksoi gatishmërinë e OSBE-së për të bashkëpunuar dhe ndihmuar Kosovën në proceset e mëtejme të reformave dhe të demokratizimit.

Kryekuvendari Konjufca e falënderoi ambasadorin Davenport për bashkëpunimin dhe mbështetjen e OSBE-së ndaj institucioneve të vendit tonë.

Duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe synimin e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat