Protokoll i ri në Shqipëri për turistët nga Kosova, ja çka iu ndalohet

Lajme

Protokoll i ri në Shqipëri për turistët nga Kosova, ja çka iu ndalohet

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

Qeveria e Shqipërisë së fundi ka bërë një manual për masat antiCOVID që duhen respektuar nga pushuesit dhe nikoqirët gjatë këtij sezoni veror në bregdetin shqiptar, me qëllim që të mos ketë rritje të rasteve me infektime.

Sezoni i ri turistik në Shqipëri ka nisur me lajme të mira sa i përket situatës epidemiologjike nga pandemia.

Numri i të prekurve dhe të shtruarve në spital është ulur ndjeshëm, ndërsa vaksinimi i popullsisë dhe kategorive të veçanta po vijon.

Ndërkaq së fundi Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, kanë bërë të ditur se do të ketë një protokoll për këtë sezon turistik.

Aty është vendosur që në të gjitha baret dhe restorantet të ndalohet ngrënia ose shijimi i ushqimit me duar, po vetëm me lugë e pirunë, si dhe personeli që e shërben ushqimin të jetë i pajisur me maskë dhe në rast të kontaktit me ushqimin – të kenë edhe dorëza.

Shqipëria gjithashtu ka miratuar edhe protokoll për plazhet, ku në çdo plazh do të ketë protokolle në lidhje me masat antiCOVID.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat