Ministri i jashtëm hungarez paralajmëron BE-në: Do ta humbni Ballkanin Perëndimor

Lajme

Ministri i jashtëm hungarez paralajmëron BE-në: Do ta humbni Ballkanin Perëndimor

Nga: F.B Më: 24 qershor 2021 Në ora: 09:01
Ilustrim

Ministri i jashtëm hungarez Peter Sijarto, në margjina të Samitit të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, ka deklaruar se “politika e zgjerimit është një ndër politikat më të rëndësishme të BE-së”, pasi “nëse së shpejti nuk ndërmerret diçka, mund të humbet Ballkani, shkruajnë mediet serbe, përcjell “Bota Sot”.

"Nëse BE nuk ndërmerr së shpejti hapa konkret në lidhje me zgjerimin, atëherë mund të humb Ballkanin perëndimor, ashtu siç humbi Britaninë e Madhe", tha Sijarto.

Këtë ai e tha në margjina të Samitit të ministrave të jashtëm të mbajtur në Luksemburg, ku tërhoqi vërejtjen për nevojën emergjente të veprimit.

Sipas Sijartos, BE do të bëjë hapa kundër interesave të saj, nëse shtyn fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore dhe nuk përshpejtojnë bisedimet me vendet tjera të Ballkanit.

“Në rrjedhë është përpjekja për integrimin e Ballkanit dhe kryerjen e ndikimit në regjion Ndonëse BE ka më së shumti gjasa për fitore, sepse vendet në regjion kanë përzgjedhur dhe përcaktuar si synim rrugën evropiane. Drejtimi trans-atlantik i regjionit nuk duhet marr si punë të kryer”, shtoi ai.

Sijarto ka thënë se BE-së Ballkani perëndimor i duhet më shumë se Ballkanit BE-ja dhe shtoi se humbja e këtij regjioni mund të jetë skenari real për BE në rastin e rrugës së gjatë pakrye.

Ai përmendi se duhet përshpejtuar bisedimet për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë, por edhe përshpejtimin e rrugës integruese për vendet tjera përfshirë Malin e Zi dhe Serbinë.

“Nëse kjo nuk bëhet shpejtë, BE rrezikon stabilitetin dhe sigurinë me rrethinën e vetë, në vend të paqes, qetësimit dhe mundësitë ekonomike”, tha Sijarto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat