Dasmat qytetarët e Kosovës i organizojnë në Maqedoni e Shqipëri

Lajme

Dasmat qytetarët e Kosovës i organizojnë në Maqedoni e Shqipëri

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Dasmat dhe ahengjet familjare me masat e reja, kanë nisur prej datës 15 qershor

Ndërkohë, manuali i ri nga Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se pas heqjes së masave anti-Covid ahengjet familjare do të mbahen vetëm me 200 dasmorë.

Ky vendim siç duket ka shkaktuar pakënaqësi nga dasmorët duke bërë që ata të nisin mbajtjen e ahengjeve në vende tjera, jashtë Kosovës.

Visar Demolli, Kryetari i Hotelierisë dhe Turizmit në një prononcim për lajmi.net tha se dasmat po organizohen jashtë vendit dhe vendimi vetëm për 200 persona të ftuar ka qenë vetëm pretekst dhe presin që nga data 1 deri me 5 korrik të rishqyrtohen këto masa.

“Po deri dikund po ka qenë si pretekst po ne mendojmë që nga data 1 korrik deri me datë 5 korrik presim që të rishqyrtohen këto masa pra te rritet numri i mysafirëve dhe zgjatja e orarit deri në orën 01:00 të natës ashtu siç na ka premtu Ministri Vitia, po ashtu presim nga data 1 korrik të hapen dhe klubet e natës në ambiente te hapura”, tha Demolli për lajmi.net.

Përndryshe, më 16 qershor është finalizuar manuali nga MSh-ja dhe rreth 30% e kapaciteteve të brendshme hoteliere do të mund të shfrytëzohen për organizimin e dasmave.

Ndërkohë, artistët e estradës tashmë vetëm se kanë rezervuar datat në shtetet e rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat