Kryetari Abdixhiku pret në takim Myftiun Tërnava

Lajme

Kryetari Abdixhiku pret në takim Myftiun Tërnava

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 13:22
Pamje nga takimi

Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Imri Ahmeti, ka pritur në takim Myftiun e Kosovës, Naim ef. Tërnava.

Kryetari Abdixhiku duke vlerësuar rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e falënderoi Myftiun Tërnava për punën e tyre në promovimin e kulturës fetare dhe respektin e ndërsjellë mes besimeve dhe feve të ndryshme.

Kryetari Abdixhiku theksoi se Kosova është shembull i tolerancës etnike dhe fetare dhe ky mozaik është një ndër pasuritë më të çmuara të popullit tonë.

Myftiu Tërnava duke uruar kryetarin Abdixhiku për marrjen e detyrës, vlerësoi rolin e LDK-së ndër vite.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mundësitë për bashkëpunim ndërmjet LDK-së dhe Bashkësisë Islame.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat