Vuçiq e informon Daçiqin, i jep detaje për takimin me kryeministrin Kurti

Lajme

Vuçiq e informon Daçiqin, i jep detaje për takimin me kryeministrin Kurti

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 12:55
Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka takuar në mëngjes kryeparlamentarin serb, Ivica Daçiq të cilin e informoi në lidhje me takimet e djeshme në Bruksel në kuadër të dialogut.

“Bisedë në mëngjes me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare Ivica Daçiq.

Unë e informova atë në lidhje me bisedën në Bruksel dhe ne ramë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm për të mirën dhe në interes të qytetarëve të Serbisë,” shkroi Vuçiq në Instagram.

Gjatë së hënës u mbajt takimi i radhës në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat