Sami Lushtaku me fjalë prekëse pas vdekjes së nënës së komandantit të UÇK-së

Lajme

Sami Lushtaku me fjalë prekëse pas vdekjes së nënës së komandantit të UÇK-së

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 19:47
Sami Lushtaku dhe Halime Nura

Halime Nura, e ëma e Komandatit të UÇK-së Jakup Nura, ka vdekur sot.

Lajmin për vdekjen e saj e dha kandidati për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, përmes një postimi në Facebook.

Lushtaku shprehu ngushëllime për vdekjen e saj, duke thënë se ajo ishte si nënë e të gjithë grupit themelues të UÇK-së.

“Ajo si një grua e zonja, shumë herë na ka ushqyer e na ka strehuar në shtëpinë e Jakupit në Prelloc. Duke qenë burrëreshë sypatrembur, na motivonte e na uronte gjithmonë më fjalët më të mira që i buronin nga shpirti i saj. Ngushëllimet më të thella bashkëluftëtarit tim Jakup Nura dhe gjithë familjes Nura. Nëna Halime pushoftë në paqe!”, shkroi Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat