Hoxhaj pas fitores së Nora Gjakovës: Faleminderit vajza dhe djem që na bëni krenarë

Lajme

Hoxhaj pas fitores së Nora Gjakovës: Faleminderit vajza dhe djem që na bëni krenarë

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 12:39
Nora Gjakova

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka uruar xhudisten Nora Gjakova për medaljen e artë që e fitoi sot në Lojërat Olimpike.

Hoxhaj, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar “NORA MADHËSHTORE!“, derisa ka shpërndarë dy fotografi të momentit kur Nora Gjakova fiton medaljen e artë.

“Kosova fiton medaljen e dytë të artë olimpike.

Faleminderit vajza dhe djem që na bëni krenarë!”, ka shkruar tutje Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat