Tërnava priti në takim komandantin e KFOR-it

Lajme

Tërnava priti në takim komandantin e KFOR-it

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 12:14
Pamje nga takimi

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Franco Federici. Në këtë takim njohës, Myftiu Tërnava i uroi mirëseardhje gjeneralmajorit Federici, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme në misionin e tij.

Ai më pas e njohu me punët dhe aktivitetet që zhvillon institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës për mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa dallim. Myftiu Tërnava edhe njëherë shprehu mirënjohjen e tij për misionin dhe përkushtimin  e forcave paqeruajtëse të KFORI-it, duke shprehur kështu vlerësimin dhe respektin e lartë që kanë qytetarët e Kosovës për ta, dhe është i lumtur që deri më tash nuk ka ndodhur asnjë incident mes KFOR-it dhe popullit të Kosovës dhe  Kosova vazhdimisht i ka ofruar mikpritje  madje edhe  në shtëpitë e tyre, ku respektohen e çmohen dhe ia dimë vlerën për sigurinë që na e ofrojnë.

Myftiu Tërnava tha po ashtu se BIK ka një bashkëpunim shumë të ngushtë më KFOR-in ku kanë organizuar projekte humanitare të përbashkëta në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Nga ana e tij, gjeneralmajori Franco Federici falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe nëpërmes tij vlerësoi lart punën dhe angazhimin që ka Bashkësia Islame e Kosovës për mirëqenien e të gjithë qytetarëve, duke vlerësuar kështu harmoninë ndërfetare, tolerancën dhe bashkëjetesën ndërmjet gjithë qytetarëve pa dallim. Ai shprehu gatishmërinë e tij dhe të KFOR-it për krijimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe se bashkëpunimi mes BIK-ut dhe KFOR-it do të vazhdojë edhe më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat