Ish këshilltari i Thaçit e quan injorant Albin Kurtin, kjo është arsyeja

Lajme

Ish këshilltari i Thaçit e quan injorant Albin Kurtin, kjo është arsyeja

Nga: M.L. Më: 30 korrik 2021 Në ora: 17:11
Adil Behramaj

Adil Behramaj, ish këshilltar i ish Presidentit Hashim Thaçi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për injorancë sa i përket çështjeve që lidhen me Bashkimit Evropian.

Sipas tij, kryeministri Kurti nuk e di që Irlanda nuk është pjesë e zonës Schengen.

“Erdhi dita që Albin Kurti ta shpërfaq publikisht injorancën e tij. Pas takimit me ambasadorin jorezident të Irlandës në Kosovë, Ronan Gargan, dje paska thënë që Irlanda mund të jetë zë i rëndësishëm në BE për avokimin në përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Irlanda, faktikisht, nuk është as vetë pjesë e Zonës Shengen, përkundër që është pjesë e Bashkimit Evropian. Ajo nuk mund të jetë as zë i rëndësishëm, sepse është e parëndësishme në çështjet që lidhen me Zonën Schengen. Qy Albin se ka mjaft platforma online, ku mund të mësosh për Bashkimin Evropian!”, ka shkruar Behramaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat