“S’dua të rri më këtu, dua të shkoj në shtëpi”! Flet mes lotësh vogëlushja shqiptare në kampin e ISIS

Lajme

“S’dua të rri më këtu, dua të shkoj në shtëpi”! Flet mes lotësh vogëlushja shqiptare në kampin e ISIS

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 17:33
Vogëlushja shqiptare në kampin e ISIS

Pesë gra dhe 14 fëmijë që kishin mbetur në kampin famëkeq Roj pas shpërbërjes së ISIS u janë dorëzuar autoriteteve shqiptare ditën e sotme.

Përpara se të bëhej riatdhesimi gazetari Taulant Koplikaj ka intervistuar gjatë këtij muaji  një vajzë të vogël, e cila shprehej donte të kthehej në Shqipëri.

Me lot në sy dhe e strukur pas një muri, Jasmina e vogël i thotë gazetarit se do të shkojë në shtëpinë e saj në Shqipëri ku ka të afërmit e dy shoqe të fëmijërisë dhe se nuk donte që të rrinte më në kamp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat