“Me ditë që më dëgjojnë shqiptarët - e shqyej gojën”/ Arianit Koci flet për Cecën e Draganën që po dëgjohen në plazhet e Shqipërisë

Lajme

“Me ditë që më dëgjojnë shqiptarët - e shqyej gojën”/ Arianit Koci flet për Cecën e Draganën që po dëgjohen në plazhet e Shqipërisë

Nga: N.Sh Më: 2 gusht 2021 Në ora: 11:46
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, ka reaguar pas publikimit të disa videove që në plazhet e Shqipërisë po dëgjohet muzikë serbe.

Ceca e Dragana, janë disa prej këngëtarëve serbë që kanë pushtuar kësaj vere plazhet e Shqipërisë.

Kjo është konsideruar si provokim për qytetarët e Kosovës, të cilët në shumicë të madhe janë duke vizituar Shqipërinë për pushime.

Në anën tjetër, Koci thotë se aty ku dëgjohet muzika serbe ai largohet nga ai vend

Ai shprehet se, duhet me qenë mazohist me dëgjua gruan e kriminelit Arkan.

Postimi i plotë:

Cecën dhe Draganën, bash kurrë nuk e kam dëgju. Njejtë nuk e kanë dëgju as rrethi i im për këto arsye:

- Këngët e të lartëcekuarve nuk e kanë asnjë vlerë artistike;

- Dyjat janë këngëtare shumë të dobëta;

- Fije të muzikalitetit nuk e kanë;

- Duhet me qenë mazohist me e dëgju gruan e kriminelit Arkan, apo Draganën e cila ka deklaruara se: “Me ditë që më dëgjojnë shqiptarët - e shkyej gojën”.

Une jam rritë me rock, smooth jazz, funky dhe pjesërisht disco.

Madje, edhe jemi martuar me rock muzikë.

Ka qenë njē frymë tjetër; frymë kosmopolitane. Frymë ku janë kultivu vlerat si Pink Floyd, Led Zeppelin, George Benson, Chic Corea dhe Steve Ëonder.

Ka pasë raste kur e kemi dëgjuar në kerr, rrugës për Kroaci, Tereza Kesovija apo Oliver Dragojeviq. Ama rangun e shund këngëtareve si ato dyjat - hiç!

Personalisht kam dëgjuar shumë edhe muzikën klasike, se e kam studiuar.

Përndryshe, në shtëpi e kemi dëgjuar dhe analizuar shumë muzikën folklorike dhe popullore, për shkak se baba dhe nëna ka qenë studiues të muzikës.

Sidoqoftë, aty ku e dëgjoj Cecën dhe Draganën, une thjesht çohna prej atij vendi. Nuk e humbi asnjë minut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat