VV-ja del me një thirrje të rëndësishme në prag të zgjedhjeve lokale

Lajme

VV-ja del me një thirrje të rëndësishme në prag të zgjedhjeve lokale

Nga: M.L. Më: 2 gusht 2021 Në ora: 21:43
Foto ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje njoftoi sonte se është duke i bërë përgatitjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë.

Përmes kësaj komunikate për medie, kjo parti iu ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të saj nga komunitetet jo shumicë, që të aplikojnë për të kandiduar për asambletë komunale.

“Demokracia e përfaqësimi plotësohen e shumë çështje të rëndësishme për komunitetet shtyhen përpara duke u bërë pjesë e garës zgjedhore dhe duke përfaqësuar interesin e qytetarëve dhe komuntiteteve të cilave u takojmë”, thuhet në komunikatë.

VV ka inkurajuar kandidimin e grave në veçanti për shkak se siç thuhet është shqetësuese se si në të kaluarën nga komunitetet jo shumicë nuk ka pasur gra nëpër asambletë komunale.

“Kjo është e papranueshme dhe flet për një ngërç shoqëror që duhet tejkaluar, andaj u bëjmë thirrje grave të kandidojnë e ta shtyjnë njëra tjetrën të kandidojnë nëpër listat tona për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen me datë 17 tetor të këtij viti. Vetëm bashkë mund t’ia dalim e t’i realizojmë ndryshimet që i synojmë”, përfundon komunikata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat