“Nga shitja e vezëve, lakrave dhe specave u bënë milionerë”, ish-agjenti i SHIK-ut me akuza të rënda për këta persona

Lajme

“Nga shitja e vezëve, lakrave dhe specave u bënë milionerë”, ish-agjenti i SHIK-ut me akuza të rënda për këta persona

Nga: N.Sh Më: 6 gusht 2021 Në ora: 12:57
Naim Miftari

Pasluftës në Kosovë, shumë politikanë, komandantë të luftës dhe bashkëpunëtorë të tyre, shumë shpejt krijuan pasuri milionëshe.

Edhe pse paraluftës dihet mirë se ishin të paktë ata që ishin të pasur, me çlirimin e Kosovës, ndryshuan gjërat.

Disa përfituan mjaftë mirë, ku në një kohë shumë të shkurtër, krijuan pallate, pasuri të paluhatshme, por edhe para kesh në banka.

Pasuria e tyre rritet çdo ditë e më shumë, dhe sot në Kosovë, kemi shumë politikanë, komandantë të UÇK-së dhe shumë bashkëpunëtorë të tyre milionera.

Madje se nuk ka qenë e zorshme të krijohet kjo pasuri milionëshe e pat thënë edhe Xhavit Haliti në një emision televiziv.

Ai ishte shprehur mjaftë lehtë dhe me shumë bindje se 2-3 milionë i ka secili qytetarë i Kosovës.

E kur jemi të pasuria hiç më keq nuk është edhe ajo e Ramiz Lladrovcit.

Gjatë zgjedhje lokale vite më parë, gruaja e tij thoshte se jetojnë si gjithë qytetarët e Kosovës, edhe pse pasuria e tyre është milionëshe, me vetura të shtrenjta dhe me pishinë në vilen e tyre në Drenas.

Në lidhje me këtë pasuri, ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se shumë prej tyre para luftës kanë shitur vezë, speca e lakra në pazar.

Sipas tij, pasuria më e madhe e tyre në atë kohë ishte te disa që kishin një veturë Fiq, apo një Zastav 101.

Postimi i plotë:

Me u pat përdor gjitha përgjimet dhe provat juridike në Kosovë nga një drejtësi e paanshme nga prokurorët e gjyqtarët që e zbatojnë vetëm ligjin e shtetit, sot në Kosova nuk do të ishte asnjë kriminel duke shëtitur në liri, nuk do të kishte as politikanë multi milionera dhe as komandantë milionerë që para luftës shitnin vezë, speca, lakra në pazar dhe kishin pasuri ndonjë veturë Fiq, shumë rrallë Zastav 101 ose pasuri kishin disa pula me një kotec një dhi apo një kali te shpija!

Turpi ma i madh pas luftës në Kosovë është drejtësia e kapur nga krimi i organizuar dhe sidomos i kapur keq nga politikanë të korruptuar, por të pa fryrë, Hajnat, Renegatat, Servilat, Oligarkët.... nuk kanë turp, paturpësia dhe ligështia e tyre nuk njeh kufi ky lloj i species e respekton vetëm friken dhe forcën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat