Skandaloze/ Analisti serb etiketon ish-ambasadoren Çitaku: Pas Afganistanit, radhën e ka Kosova

Lajme

Skandaloze/ Analisti serb etiketon ish-ambasadoren Çitaku: Pas Afganistanit, radhën e ka Kosova

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 09:29
Vlora Çitaku

Analisti serb politik dhe fetar Predrag Djokic, ka bërë një postim skandaloz në rrjetet sociale. Duke mbështetur talibanët në Afganistan, ai ka publikuar një karikaturë në “Twitter” ku shkruan se herës tjetër e ka radhën Kosova.

Si shembuj Djokiç përdor Vietnamin dhe Afganistanin e rikthyer tek talebanët pas tërheqjes së trupave amerikane.

“Është shumë më bukur në këtë mënyrë! Tjetra është Kosova”, shkruan ai duke etiketuar ish-ambasadoren e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku.

Image

Analisit ekstremist e ka publikuar dy herë të njëjtin postim, ndërsa nuk kanë munguar as komentet e shqiptarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat