Donika Gërvalla del me një mesazh të rëndësishëm: I dashur mërgimtar

Lajme

Donika Gërvalla del me një mesazh të rëndësishëm: I dashur mërgimtar

Nga: M.L. Më: 18 gusht 2021 Në ora: 17:34
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla përmes një postimi në facebook i ka bërë thirrje diasporës që të regjistrohet për të votuar në zgjedhjet e 17 tetorit.

“I dashur mërgimtar, investo pesë minuta dhe voto më 17 tetor. Rruga që kemi nisur së bashku më 14 shkurt ende nuk ka përfunduar. Ndihma jote për të ardhmen e vendit është e pazëvendësueshme. Prandaj regjistrohu sot dhe voto më 17 tetor për komunën tënde”, shkroi ajo.

Gërvalla tha se reforma e thellë institucionale duhet të shtrihet në të gjitha komunat.

“Reforma e thellë institucionale, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përpjekjet për investime serioze dhe vende të reja pune, reformat e nevojshme në arsim, shëndetësi, ekonomi, drejtësi janë të suksseshme vetëm atëherë kur ato shtrihen në të gjitha nivelet e qeverisjes, pra edhe në komunën tënde”, u shpreh Gërvalla.

Më tëj ajo tregoi udhëzimet se si qytetarët mund të regjistrohen për të votuar me postë.

“Edhe sot mund të regjistrohesh për të votuar nga mërgata me postë. Kliko linkun e mëposhtëm, mbush formularin dhe dërgoje me email në njërën nga adresat e KQZ-së ([email protected], [email protected], [email protected])”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat